TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, bëri një bilanc të aksionit të SPAK-ut në Elbasan, me 21 masa arresti. Sipas Lalës ata akuzohen për atentate, vrasje, trafik droge, inkriminim të Policisë së Shtetit dhe ndikim në media. Ajo tregoi momentin e përpasjes mes dy grupimeve të Suel Çleës dhe Ardian Çapjas dhe atentatin e dështuar ndaj tij
“Janë 21 masa arresti, 18 masa arrest me burg, një arrest në shtëpi që më pas u ndryshua dhe dy “detyrim me paraqitje” për dy gazetarët, Hoxha dhe Qyno.
Janë disa episode që lidhen me atentate mafioze, vrasje, trafik droge, inkriminim të sistemit të drejtësisë, të Policisë së Shtetit dhe dyshime për ndikim në media.
Përplasja më e fortë është mes dy grupimeve në qytetin e Elbasanit, Suel Çela dhe Ardian Çapja nga ana tjetër që kanë përplasje shumë të fortë ndër vite. Suel Çela kishte për qëllim të ekzekutonte Çapjan dhe kishte vendosur kamera statike në qytetin e Elbasanit për të vëzhguar të gjitha lëvizjet e kundërshtarit të vet dhe kishte pajtuar sipas hetimeve të SPAK kishte punësuar një snajperist shumë të rrezikshëm nga zona e Shkodrës, Prek Kodra për të kryer edhe vrasjen e tij.
Të gjitha vëzhgimet e kamerave të vendosura nga grupi i Suel Çleës i dërgoheshin ekzekutorit që ai ta kishte në shënjestër. Në pamundësi për t’iu afruar Ardian Çapjas sepse ai ruhej, pas masakrës ndaj familjes së tij në shkurt 2016, me dy të vrarë dhe disa të plagosur. Vendoset nga bisedimet në SKY që kryqëzohen me të dhëna të tjera që të qëllohet nga Kodra e Krastës. Në qershor 2020 dyshohet se snajperisti Prek Kodra e qëllon, por e plagos se nuk kishte fushëpamje. Ata janë të dëshpëruar që nuk e vrasin. Ata do ta vrisnin me kamikaz.
Episodi i dytë ka të bëjë me plagosjen e Bledar Muçës dhe e vrasin në Belgjikë.
Për momentin janë të arrestuar vetëm Pajtime Fetahu që ishte në “arrest shtëpie” për një çështje tjetër, Dedan Gjoni që ishte i arrestuar, dy vëllezërit Roka, ndërsa Suel Çela është në arrati.
Bujar Shega është arrestuar në Milano. Ai me Suel Çelën dështoi të trafikonte 930 kilogramë kokainë. Pas kësaj nisi përpasja mes bandave për trafikun e drogës”- tha Klodiana Lala.