TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

G Bani u përjashtua nga gara për çmimin e madh, pas incidentit të mbrëmjes së kaluar, ku këngëtari shtyu Gjestin, duke e rrëzuar nga podiumi ku po qëndronte për lojën e rezistencës.
Në zarfin e zi që mbërriti sot në mëngjes në shtëpi, theksohet se dhuna është rreptësisht e ndaluar. Ndërkohë, televotimi për banorin e preferuar, që u hap në spektaklin e së martës, është anuluar.
“Në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer. Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anulohet“, shkruhej te zarfi i zi.
Derisa po realizonte sfidën e rezistencës bashkë me Egli Takon, Gjesti u godit nga G Bani.
Si fillim ai u provokua nga këngëtari pejan duke e prekur dy herë në hundë, e më pas nuk u përmbajt dhe e qëlloi me shuplakë në fytyrë.
Në emisionin ‘Fan Club’ u publikua klipi i plotë se si erdhi deri te përleshja mes tyre dhe çfarë e acaroi reperin.
Në klip shihet qartë që G Bani e qëlloi fort Gjestin, duke sjell pamje nga një këndvështrim tjetër.
Gjesti nga ana tjetër nuk reagoi, e ruajti qetësinë dhe e la situatën në atë gjendje.
Pas vendimit të BBVA, G Bani ka dhënë një intervistë për ‘Fan Club’, disa minuta pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania.
Duke pranuar se goditi Gjestin, G Bani tha se edhe këngëtari bëri të njëjtën gjë ndaj tij.
“Nuk kam një emocion për momentin. Jam akoma në fazën që po kuptoj çfarë ka ndodhur. Nuk kam ndonjë emocion të veçantë.
Gjesti kishte thënë se do më prekte dhe unë i thashë të më prekte po të guxonte. Ai më preku pak dhe unë e preka pak më fortë që e shtyva. Besoj se u dhunova, qoftë edhe me gisht kur u preka nga Gjesti, sepse trupi im më përket mua. Njerëzit shohin, gjykojnë dhe vendosin kush ka të drejtë.
Kush është ai që ka prishur dasma, kush është ai që përflet vajza për moralin e tyre dhe i akuzon për treshe, trekëndësha, qoftë vetëm për një bisedë 5-minurëshe…
Nëse imazhi im do të dënohet dhe do të cenohet sepse dikush që më preku, pa asnjë të drejtë u shty nga un, le të dënohet sepse nuk është hera e parë që imazhi im është prekur. Jam mësuar që imazhi im të preket dhe të dëmtohet.
Më ka marrë malli për dikë”, tha G Bani.