AKTUALITET, 16 Shkurt 2023, 14:12

Sekuestrimi i pasurive, Kushtetuesja “rrëzon” ish anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza

Sekuestrimi i pasurive, Kushtetuesja “rrëzon” ish anëtarin

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Ai humbi betejën në të gjitha shkallët, për pasurinë e tij, e cila u sekuestrua me urdhër të GJKKO-së. 

'Gjykata i ka shkelur të drejtat për të mos u gjykuar dy herë'- pretendon Thanza. Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese pretendonte se Gjykata mori vendim në kundërshtim me ligjin. 

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për dy pasuri të paluajtshme në emër të tij, dyqani dhe apartamenti.

Në vitin 2018 Thanza u rrëzua nga procesi i Vettingut. Ai u gjet me probleme në të tria kriteret e rivlerësimit, përfshirë atë të pasurisë, e cila, sipas përfundimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk justifikohej me burime të ligjshme.

Thanza u akuzua se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Dënimi është dhënë në vitin 1999, por ish-gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Bëhej fjalë për vjedhjen e disa rrobave dhe produkteve kozmetike.