AKTUALITET, 13 Janar 2026, 09:45

Sekretari për Diasporën, Indrit Hoxha thirret në SPAK, do të pyetet për financimet e kuvendit të ‘Rithemelimit’

Sekretari për Diasporën, Indrit Hoxha thirret në SPAK, do të

Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK për shkak të financimit të Kuvendit të 'Rithemelimit', te Berishes!

Kuvendi i Rithemelimit u zhvillua në vitin 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në atë kohë demokratët ishin në konflikt për vulën dhe logon e PD, pasi kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha.

Mesohet se shpenzimet e kryera për Kuvendin e famshëm të Berishës 11 dhjetorin e vitit 2021, po hetohen nga prokurori i posaçëm Arben Kraja, si pjesë e hetimit pasuror për kreun e PD dhe familjen e tij, fraksion i hapur në kuadër të aferës së privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

Për këtë dosje Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë në gjyq të pandehur për korrupsion e pastrim parash.