TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca plenare është shoqëruar me debate të ashpra pasi mazhoranca ka propozuar që të falen gjobat me procedurë të përshpejtuar, për ndërtimet pa leje ne zonat rurale.
Noka kërkoi fjalën nga vendi, por sapo iu drejtua mazhorancës se “po gënjen Parlamentin”, iu ndërpre fjala.
Më pas iu drejtua foltores, por aty u përball me Gardën.
Spriopali: Garda nuk ka nevojë, zoti Noka ka fjalën.
Më pas Noka e mori fjalën, duke akuzuar mazhorancës se ka 12 vjet kanë masakruar qytetarët, të cilët kanë ndërtuar një dritare apo çati, ndërsa tani kërkojnë t’i falin.
Deputeti i PD, u shpreh se kane 12 vjet qe kane thene se eshte bere gabim me denimet e qytetareve.
Ai u shpreh se falja e gjobave po bëhet për efekt të zgjedhjeve.
“Më thuaj zonjë, a mos vallë ujku është veshur me lëkurën e qengjit? A ishit ju që ju thoshit shqiptarëve se koha e pandëshkueshmerisë ka marrë fund?
Që burgosët 38 mijë shqiptare pse riparuan një dritare apo një kotec pulash?
Tani që po vijnë zgjedhjet, u thoni shqiptarëve që këta përbindësha, këta ujqër të tërbuar kanë veshur lëkurën e deles, sepse ju duhen vota”, tha Noka.