AKTUALITET, 17 Shkurt 2025, 16:31

Seanca plenare e ndërprerë për 5 minuta/ Berisha vijon fjalën nga foltorja në rrjetet e tij sociale: Sa projekte keni marrë nga USAIDI dhe Soros?

Seanca plenare e ndërprerë për 5 minuta/ Berisha vijon

Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën plenare për 5 minuta. Kreu i PD-së, Sali Berisha i cili po mbante fjalën në foltore kur u ndërpre seanca e ka vijuar fjalimin live në rrjetet e tij sociale. 

Duke iu drejtuar socialistëve, Berisha iu bëri thirrje që të lajmërojnë kryeministrin Edi Rama të paraqitet në Kuvend që mos ta paguajnë ato çmimin e tij.  Ai ju drejtua dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke i thënë shumë shpejt do të përballet me ligjin. 

Berisha: Thirreni Edi Ramën, mos paguanim ju çmimin e tij, mos u bën parzmore. Lubia është zhdukur, pasi e përcolli Erion Veliajn atje ku e nisën nuk del më. Do ju bëj një pyetje: Edi Rama pse nuk ja hapi telefonin Erion Velisë. Thirreni këtu sekretarin e përgjithshëm të bashkisë, kur i shkoi BKH me fletë arresti.

Njeriu i parë që telefoni Veliaj ishte Rama, por një telefon që nuk ra kurrë. Thonë që 4 ditë më parë i fshinë edhe statusin Maznikut sepse Mazniku i detyruar për ti dalë zot Erionit i bëri një status për Erionin, por u zhduk statusi brenda minutave. Tjetër ministër status nuk ka bërë.

Ti Ulusi bashkë me Altin Dumanin dhe Ymer Lalën jeni bërë një treshe që duhet të merrni përgjigjen ligjore sa më shpejt. Do përballeni shumë shpejt me ligjin. Na trego si e mori mbesa jote landfillin e ndërtuar me 7 milionë nga qeveria e mëparshme.