AKTUALITET, 15 Shkurt 2023, 12:14

Seanca paraprake për inceneratorët/ Bie kërkesa për bashkimin e dosjeve të Fierit dhe Elbasanit

Seanca paraprake për inceneratorët/ Bie kërkesa për

Në seancën paraprake për inceneratorin e Fierit, gjyqtarja Flojera Davidhi, rrëzoi kërkesën e avokatëve për bashkimin e dy dosjeve, atë të Fierit dhe Elbasanit.

Kjo kërkesë është rrëzuar më herët edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po gjykon seancën paraprake për djegësin e Elbasanit.

Në seancën e kësaj të mërkure për inceneratorin e Fierit, janë të pranishëm edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako. Ata përmes avokatëve të tyre po paraqesin pretendimet për akuzat e ngritura nga SPAK.

Një ditë më parë, GJKKO vendosi shtyrjen e seancës paraprake edhe për inceneratorin e Elbasanit pasi dëgjoi pretendimet e të pandehurve.

Vendimi nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim do të merret në 21 shkurt. Për inceneratorin e Fierit, gjykata ka marrë 20 të pandehur dhe 14 kompani.