TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi mblidhet këtë të hënë (13 korrik) në seancë plenare për të shqyrtuar një sërë projektrezolutash që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura për vitin 2025. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe në fillim të saj pritet të miratohen procesverbalet e mbledhjeve plenare të datave 30 qershor dhe 2 korrik.
Më pas, deputetët do të shqyrtojnë projektrezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2025, si edhe raportet për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), Bankën e Shqipërisë, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Institutin e Statistikave (INSTAT), Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH), Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), Entin Rregullator të Energjisë (ERE) dhe Entin Rregullator të Ujit (ERRU).
Në përfundim të seancës, rendi i ditës parashikon diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

