AKTUALITET, 19 Mars 2026, 21:18

Salianji: Sot në PD prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Sot në PD prevalojnë interesat personale, jo të

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se do të garojë përballë Berishës për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 23 majit. 

I pyetur për mungesën e reagimit në parti, Salianji u shpreh se kështu ndodh kur deputetët nuk kanë dalë nga lista e hapur, por janë emëruar nga kryetari i partisë dhe janë mësuar me privilegje. 

“Njerëz që janë mësuar me privilegje të pamerituara. Po të ishte lista e hapur, deputetët do të ishin shumë të kujdesshëm me votuesit, por sot ata i zgjedh kryetari dhe aty është detyrimi.

Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën kur ishte kryetari Basha, që ishte i pambështetur në anëtarësi por kishte grupin parlamentar pas dhe kryesinë.

Nëse janë një pjesë e personazheve të partisë në një anë, pse kanë frikë nga vota? Le të garojnë.

Interesat personale që prevalojnë ndaj interesave të demokratëve, kjo është përgjigjia. A fiton PD duke përjashtuar njerëz? Tani ka një problem. Më 11 maj PD mori rezultatin më të dobët në 20 vite. Pas zgjedhjeve nuk pati asnjë afrim, por vetëm largime. U larguan të parët e primareve, u larguan drejtues. Si bëhet PD më e madhe dhe më e fortë, siç thoshte Berisha, duke i larguar të gjithë?

Mos janë bashkë palët me Ramën?

Mban përgjegjësi kryetari i partisë që thotë çdo javë se do ta hedhë Ramën në Lanë?”- u shpreh Salianji.