AKTUALITET, 17 Dhjetor 2025, 16:50

Salianji në Elbasan, ish-deputeti: Asnjë demokrat nuk u detyrua nga krimi t’i bashkohej takimit! Berisha të faktojë pretendimet që ka..

Salianji në Elbasan, ish-deputeti: Asnjë demokrat nuk u detyrua nga

Ish-deputeti demokrat, Qani Xhafa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen e tij në takimin e Foltores së Ervin Salianjit, që u zhvillua zhvillua ditën e djeshme në Elbasan, në sallën e Teatrit “Skampa”. 

Xhafa rrëzon pretendimet e kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha sot se takimi i Salianjit u sponsorizua nga krimi dhe se të pjesëmarrësit ishin detyruar të shkonin nga eksponentë të botës së krimit si Suel Çela. 

Ish-deputeti mohon kategorisht që ai dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Degës Elbasan të kenë shkuar në Foltoren e Salianjit nën kërcënimet e kriminelëve. Për më tepër thotë “se më janë zemëruar shumë demokratë që pse sna njoftove” për zhvillimin e takimit. 

Postimi i plotë i Qani Xhafës: 

Sqarim për opinionin publik në lidhje me takimin e z.Ervin Salianji në Elbasan datë 16 Dhjetor ora 18 00! 

Të nderuar demokratë, anëtarë, simpatizantë të PD dhe mbarë opinionit publik,  ju bëj me dije se dje pjesë e takimit me demokratët e Qarkut të Elbasanit isha dhe unë si një demokrat që nga viti 2005 ku kemi  ndarë me ta të mirat dhe të këqijat e kësaj force politike! 

Unë nuk jam detyruar nga askush që të marr pjesë në këtë takim por e pashë të arsyeshme se PD prej disa muajsh pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025 ra në një gjumë letargjik që po e dëmtonte akoma më shumë! 

Po kështu më gjeni një person anëtar partie, simpatizant apo çfardo, që ishte apo jo në takim,  të prononcohet që ka qenë i detyruar nga dikush të marr pjesë, madje të brohorasë! 

Ju bëj me dije se më janë zemëruar shumë demokratë që pse sna njoftove por koha ishte shumë e shkurtër vetëm dy ditë dhe e lamë në rrjedhë të lirë pjesmarrjen dhe për mendimin tim ishte takim shumë i mirë pasi kishte dhe shumë demokratë të rinj në forume drejtuese që janë e ardhmja e PD! 

Për vetë profesionin që kam si Ing. mekanik i them Dr.Berishës nëse më bind me fakte që ai takim është bërë nga Suel Çela jam unë i pari që tërhiqem nëse është e kundërta duhet që të rinjtë të ecin përpara për të mundur regjimin e Edi Ramës! 

Në atë takim u fol ndër të tjera edhe për protestën e 22 Dhjetorit që të jetë sa më e fuqishme për rrëzimin e kësaj qeverie! 

Ju lutem të dëgjojmë zërin e çdokujt për të mirën e PDSH dhe për të mirën e Shqipërisë! 

Me shumë respekt dhe mirënjohje Qani Xhafa!