AKTUALITET, 12 Prill 2024, 16:10

Salianji ironizon anëtarët e PS: Laraska hu më hu, e gjen ndonjëherë vetë pastaj…

Salianji ironizon anëtarët e PS: Laraska hu më hu, e gjen

Me debate dhe ironi po shoqërohet mbledhja e komisionit hetimor për sistemin TIMS.


Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji përdori një shprehje të popullit, duke shigjetuar kështu maxhorancën.

“Ne nuk kemi përfunduar akoma me pikën një se ju e kërkuat fjalë për procedurë dhe po bëni politikë, po u përgjigjem me një shprehjeje të popullit, ‘laraska hu më hu, e gjen ndonjëherë vetë pastaj’.. nuk mund të kalohet nga në degë në një tjetër. Pretendohet se…por a keni ju shqetësim që persona të tillë drejtojnë këtë strukturë në Policinë e Shtetit. Një pjesë e madhe e juaja është mësuar qyl nga maxhoranca, se zgjedhjet jua merr Rama. Çdo gjë e paguajnë bandat. Për ça ju duhet? Kjo është logjika. A jeni dakord me këtë rend dite?”, tha ai.