TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbetur i lënduar në protestën që po mban sot opozita.
Në një moment tensioni mes turmës së protestuesve dhe policisë afër AKSHI-t, raportohet se Berisha ka pësuar lëndime në sy, për shkak të hedhjes së spraiut.
Menjëherë pas kësaj situate, kryetarit të PD i kanë ardhur në ndihmë deputetët që ndodheshin me të, ndërsa mësohet se i janë dashur disa minuta që lideri demokrat të marrë veten.
Po ashtu mësohet se ai është lagur nga hedhja e ujit nga autobotët e policisë. Për disa momente Berisha nuk është ndjerë mirë.