TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha ka bërë thirrje që njerëzit në Fier, të gjuajnë me vezë dhe domate Belinda Ballukun.
Kryetari i opozitës ka zhvilluar edhe diskutime serioze dhe të thella me qytetarin dixhital dhe thotë se Balluku ka dashur të blejë pasaporta të huaja, përfshirë edhe pasaportë serbe.
“U bëj thirrje qytetarëve të Fierit në çdo hap që ta shohin ta gjuajnë me vezë dhe domate hajduten. Gjuajeni me vezë dhe domate se kjo është përgjigje që i bëni jo vetëm për dinjitetin tuaj, por për të gjithë shqiptarët.
Ajo çka mund të informoj unë, të dhëna nga qytetarë digjitalë më pohojnë se Balluku, Lubia është në kërkim të blerjes së shtetësisë dhe pasaportave jo në një, por në disa vende. Përpjekjet e fundit të saj kanë qenë për të blerë pasaportë me investim në Serbi.
Thuhet se ato përpjekje nuk janë kurorëzuar me sukses pas disa përpjekjeve që ajo bëri në vendet e Gjirit Persik. Pra, Lubi Balluku po përgatitet të blejë shtetësi për të shpëtuar në mënyrë përfundimtare përgjegjësisë para ligjit, pasi ajo ka vjedhur në Shqipëri dhe shpërdoruar miliarda e miliarda euro.
Gjatë periudhës së saj, ajo ka administruar 12 miliardë euro. Më shumë se kushdo tjetër në historinë tonë kombëtare”, deklaroi Berisha.