TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ryanair, linja ajrore me kosto të ulët në Shqipëri, njoftoi sot (e martë, 20 janar) se do të shtojë në bazën e Tiranës avionin e katërt B737-800 nga prilli 2026 (investim prej 400 milionëdollarë) dhe do të hapë 20 linja të reja direkte, si Alghero, Baden-Baden, Eindhoven, Genoa, Memmingen, Parma dheWroclaw, përveç 23 linjave ekzistuese për sezonin Verë 2026 (gjithsej 43 linja). Ky zgjerim do të krijojë mundësinë për mbi3,000 vende të reja pune dhe 120 pozicione me paga të lartapër pilotë dhe ekuipazh kabine të Ryanair në Tiranë.

Ky investim prej 400 milionë dollarë i Ryanair në Tiranë ështërezultat i drejtpërdrejtë i politikës proaktive të qeverisëshqiptare për heqjen e taksave të aviacionit dhe i rritjes sësuksesshme të Aeroportit të Tiranës. Ryanair do të sjellë njërritje trafiku prej 50% dhe 4 milionë pasagjerë në vitin 2026.

Programi i Ryanair për Tiranën gjatëveres 2026 do të ofrojë:
•4 avionë me bazë operative– investim 400 milionëdollarë
•43 linja, 20 prej tyre të reja
•Rritje trafiku në 4 milionë pasagjerë/vit (+50%)
•Mbështetje për mbi 3,000 vende pune në Shqipëri
•Zgjedhjen më të mirë të fluturimeve me tarifa tëulëta për qytetarët dhe vizitorët
Gjatë 5 viteve të ardhshme, Ryanair do të vijojë të investojënë Shqipëri, për ta çuar deri në 6 numrin e avionëve B737 me bazë operative në Tiranë (investim 600 milionë dollarë), duke u rritur në mbi 6 milionë pasagjerë në vit, operuar me mbi 60 linja, mbështetur mbi 4,000 vende pune deri në vitin 2030 dheduke vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm me Aeroportin e Tiranës dhe qeverinë shqiptare përsa i përket infrastrukturesdhe taksave aeroportuale.
Për të festuar avionin e 4-rt dhe 20 linjat e reja nga/drejtTiranës për verën e 2026, Ryanair ka nisur një ofertë 3-ditore me 100,000 bileta në shitje duke filluar nga 29.99 €, tëdisponueshme për rezervim nga sot përmes aplikacionitRyanair.
CEO i Ryanair, Michael O’Leary, deklaroi:
“Si linja e vetme ajrore me kosto te ulët në Shqipëri, Ryanair ka kënaqësinë të njoftojë avionin e 4-rt me bazë operative nëTiranë për S26, i cili do të zgjerojë pjesën e tregut të Ryanair në Shqipëri me 43 linja për Verën 2026, përfshirë 20 linja tëreja drejt destinacioneve si Alghero, Baden-Baden, Eindhoven, Genoa, Memmingen, Parma dhe Wroclaw. Ky investim rekord prej 400 milionë dollarë dhe rritja rekord e trafikut prej 50% në 4 milionë pasagjerë për Tiranën, ështërezultat i drejtpërdrejtë i politikës proaktive të Shqipërisë përheqjen e taksave të udhëtimit dhe i kostove më të ulëta tëaeroportit, të mundësuara nga skemat e suksesshmestimuluese të rritjes.”
20 linjat e reja Verë 2026:
Alghero
Genoa
Pescara
Baden-Baden
Liverpool
Poznan
Birmingham
Malta
Trieste
Bratislava
Memmingen
Torino
Dublin
Milano (M)
Verona
Eindhoven
Napoli
Wroclaw
Gdansk
Parma
Rritja rekord e Ryanair në Tiranë për vitin 2026 i ofronShqipërisë një mundësi unike për t’u kthyer në tregun me rritjen më të shpejtë të trafikut ajror dhe turizmit në Europë. Ryanair planifikon të rritet në mbi 6 milionë pasagjerë në vitdhe të zgjerojë bazën deri në 6 avionë në Tiranë me njëinvestim prej 600 milionë dollarë deri në vitin 2030, duke ofruar mbi 60 linja me tarifa të ulëta, në mënyrë që Shqipëriatë vazhdojë politikën e taksës zero për aviacionin dhe Tirana të ruajë kostot aktuale të ulëta të aksesit përmes skemavestimuluese të rritjes.
Shefi i Operacioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi, u shpreh:
“Zgjerimi i bazës së Ryanair në Tiranë është një dëshmi e fortë e partneritetit tonë dhe e ambicies sonë të përbashkët përrritje të qëndrueshme. Duke kombinuar rrjetin dheeksperiencën e Ryanair me kapacitetet në rritje të shpejtë tëAeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të nxitura nga investimetstrategjike të Grupit Kastrati në infrastrukturë, teknologji dheekselencë operacionale, ne po krijojmë mundësi të reja përturizmin, biznesin dhe zhvillimin ekonomik në të gjithëShqipërinë dhe rajonin.”