TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vizitoi në Kolkata Shtëpinë e Nënës, selinë qendrore të Misionareve të Bamirësisë të themeluara nga Nënë Tereza. Vizita u konsiderua si një homazh ndaj trashëgimisë humanitare dhe shpirtërore të shenjtores shqiptare.
Pas ndalesës në Kolkata, Rubio u nis drejt kryeqytetit indian, Nju Delhi, ku pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Narendra Modi dhe zyrtarë të tjerë të lartë indianë, përfshirë ministrin e Jashtëm Subrahmanyam Jaishankar.
Në një postim në rrjetet sociale, Rubio shkroi: “Nënë Tereza la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi. Sot pata nderin të vizitoj Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim”.