AKTUALITET, 16 Shkurt 2023, 13:17

Rrjedhja e gazit në banesë i merr jetën 65-vjeçares në Durrës

Rrjedhja e gazit në banesë i merr jetën 65-vjeçares

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Durrës, me pasojë vdekjen e një 65-vjeçareje.

Burime zyrtare të policisë thanë se si pasojë e rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases më inicialet H. G., 65 vjeçe e cila ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.