TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Makinat elektrike po fitojnë terren me shpejtësi në Shqipëri duke treguar se shqiptarët po orientohen jo vetëm drejt kursimit, por edhe drejt metodave të transportit më miqësore me mjedisin. Vetëm në dy muajt e parë të vitit 2026, janë regjistruar 1,712 mjete plotësisht elektrike për herë të parë në vend.
Shifrat u bënë të ditura nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ato tregojnë një rritje prej 151% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ky trend pozitiv tregon një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve për përfitimet që ofron përdorimi këtyre automjeteve. Përveç kostove të ulëta të mirëmbajtjes, ato ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit dhe të emetimit të gazrave të karbonit.
Shtimi i flotës së mjeteve ‘green’ në vend është në përputhje edhe me objektivat e qeverisë për një sistem transporti më të qëndrueshëm dhe të pastër por edhe tregues se shqiptarët kërkojnë një alternativë më të lirë në krahasim me makinat me naftë çmimin së cilës javën që lamë pas luhatej nga 214 deri në 217 lekë për litër, si pasojë e ndikimit të luftës në Lindjen e Mesme.