AKTUALITET, 20 Mars 2026, 09:12

Rritja e çmimit/ Nafta arriti deri në 217 lekë/litri, qeveria rikthen Bordin e Transparencës, pritet vendimi! Akciza do të ulet me 20%

Rritja e çmimit/ Nafta arriti deri në 217 lekë/litri, qeveria

Pas rritjes me 15 lekë të çmimit të naftës në 24 orët e fundit, qeveria pritet të mblidhet javën tjetër për të rikthyer Bordin e Transparencës si dhe të ulë akcizën me 20%, që aktualisht është 38.8 lekë. Në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, qeveria ka përcaktuar vetëm marzhet e fitimit dhe mënyrën se si do të funksonojë Bordi i Transparencës, konkretisht marzhi i fitimit pritet të jetë 3 lekë për tregtinë me shumicë dhe 12 lekë për tregtinë me pakicë.

Deri më sot, qeveria e kishte parë si të arsyeshme për të mos e rikthyer Bordin e Transparencës me argumentin se që nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, rritja e çmimit të naftës, ka qenë i moderuar. Gjithashtu Rama në takimin e furnizuesit e karburanteve, tha se nuk ka vend për rishikim të taksave, ndërsa sot pritet të merret vendimi për uljen e taksës së akcizës me 20%.

Deri më tani në fuqi është Task-Forca që u ndrit për kontrollin e tregut të hidrokarbureve për të shmangur abuzimin me çmimet. Kërkesa për rishikimin e taksave është bërë dhe nga Konfidustria pasi në një litër naftë rëndojnë sot 4 taksa: akciza, TVSH-ja, taksa e karbonit dhe e qarkullimit.

Bordi i Transparencës është në mekanizëm që qeveria e ka përdorur edhe gjatë krizës së luftës në Ukrainë  në vitin 2022 për të vendosur çmim tavan për pikat e karburanteve që abuzuan më çmimet.