TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Viti që lamë pas ka shënuar një rritje prej 22,4% të numrit të procedimeve të regjistruara për falsifikim dokumentesh, në krahasim me vitin 2024.
Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme tregojnë një rritje të numrit të procedimeve të dërguara në gjykatë me 31,6%, rritje të numrit të të pandehurve të regjistruar prej 34,4% krahasuar me vitin 2024, rritje të numrit të të pandehurve të dërguar në gjykatë me 28,7% dhe rritje të numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 41,2%, krahasuar me vitin 2024.
Sa i takon shpërndarjes gjeografike, vihet re se numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për falsifikim dokumentesh është në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me 58% të numrit total të procedimeve. Më pas renditen Fieri me 6%, si dhe Vlora, Korça dhe Durrësi, me nga 5% secila të procedimeve të regjistruara.
Ndërsa vërehet se numri më i ulët i procedimeve të regjistruara për këtë grup veprash penale është në prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, Berat, Kukës, Elbasan dhe Lezhë, ku janë regjistruar përkatësisht rreth 2% e numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.
Pesha specifike që zë vepra penale e falsifikimit të dokumenteve në grupin e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” është 59,7% për vitin 2025, ndërkohë që në vitin 2024 ka qenë 61,3%. Pesha specifike që zë vepra penale e falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave është 24,7% në vitin 2025, ndërkohë që në vitin 2024 ka qenë 17,9%.
Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve zë 9,7% për vitin 2025, ndërkohë që për vitin 2024 rezulton 13,3%. Në vitin 2025, nga të dhënat statistikore vërehet një ulje prej 10,81% e numrit të procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, në krahasim me vitin 2024.