TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një video e një sherri në një club nate është bërë virale në rrjetet sociale, ku mediat pretendojnë se është këngëtari Luiz Ejlli.
Por kjo është hedhur poshtë dhe është përgënjeshtruar nga vetë artisti, i cili ka reaguar ashpër pas përhapjes së këtyre pamjeve.
Luiz Ejlli akuzoi portalet për përhapjen e informacioneve të pavërteta me qëllim njollosjen e tij dhe familjes së tij.
“Tani unë e kam marrë vesh që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral. Nuk dini çfarë është familja. Fshiheni pas asaj tastierës, shtypni çfarë t’ju dalë përpara. Unë kam një mijë punë me familjen dhe karrierën time. Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo pas tastierës, por edhe në fund të botës të fshiheni, unë e marr vesh kush jeni! Pastaj do thoni, ‘O Luiz, o baba, kthehu se bëmë shaka.’”, thote Luizi.
“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një club a lokal. E lashë një herë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që kanë qejf të hedhin baltë mbi mua dhe familjen time. Në të vërtetë ishin shumë. Janë shtuar. Nuk e di nëse i kam bërë ndonjë nder unë këtyre për ta bërë këtë punë. Gjithsesi më shqetësoi fakti se më mori nëna ime në telefon dhe tha: “U ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm? Por, kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti. Po çfarë janë këto lajme të pastë nëna”. Tani unë e kam marrë vesh që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral, as nuk dini se çfarë është familja. Fshiheni pas asaj tastierës, shtypni çfarë t’iu dalë përpara. Unë kam një mijë punë me familjen time, me karrierën time. Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo pas tastierës, por me u fsheh në fund të botës, unë e marr vesh kush je. Pastaj do thoni, o Luiz, o baba kthehu se bëmë shaka”.