AKTUALITET, 14 Qershor 2026, 17:34

Rrëzohet gardhi edhe në Librazhd, fshati Dardhë çliron burimin e ujit (VIDEO)

Rrëzohet gardhi edhe në Librazhd, fshati Dardhë çliron

Pas Zvërnecit dhe Rrjollit, gardhi ra sot edhe në Librazhd.

Prej gjashtë muajsh banorët e fshatit Dardhë në Librazhd janë pa ujë të pijshëm, pasi burimi ujor është rrethuar nga hidrocentrali i ndërtuar nga “Lucente Koncensionare”.

Ata thonë se edhe pse HEC-i ka vite që është në funksion, problemi është shfaqur vitin e fundit dhe pas mungesës së zgjidhjes nga kompania dhe Bashkia Librazhd, vendosën të rrëzojnë vetë gardhin përreth burimit të ujit.