AKTUALITET, 25 Dhjetor 2024, 15:04

Rrëzimi i avionit në Kazakistan, Rama: Ngushëllime për vendet tona vëllazërore

Rrëzimi i avionit në Kazakistan, Rama: Ngushëllime për

Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet për viktimat e avionit nga Azerbajxhani të rrëzuar në Kazakistan.

“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Rama.