AKTUALITET, 18 Janar 2025, 22:53

"Rrethohet" Veliaj/ Rama “blindon” Tiranën, Braçen e heq nga Fieri pas shumë vitesh dhe e sjell në kryeqytet

"Rrethohet" Veliaj/ Rama “blindon” Tiranën,

Prej ditësh po flitej se deputeti socialist, Erion Braçe pas disa mandatesh dhe angazhimi në qarkun e Fierit, do të zhvendoset në një qark tjetër për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. E së fundmi, burime për Euronews Albania kanë konfirmuar këto lajme.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar këtë pasdite në Divjakë, kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që Erion Braçe të mos jetë më deputet i qarkut të Fierit.

Sipas të njëjtave burime bëhet me dije se deputeti socialist me vendim të Ramës është zhvendosur në Tiranë, duke ndryshuar kështu pas shumë vitesh arenën e tij politike.

Pak muaj larg nga zgjedhjet e 11 majit, kryesocialisti Edi Rama ka bërë disa ndryshime në angazhimin e socialistëve në terren.

Më lëvizjen e Braçes,  PS-ja ka 6 drejtues politikë në qarkunn e Tiranës. Ai do t’i bashkohet, Ogerta Manastirliut, Elisa Spiropalit, Blendi Gonxhes, Ervin Hoxhës, Erion Veliajt për të vijuar punën me angazhimin e strukturave të partisë në kryeqytet në qarkun e Tiranës, ku në total dalin 37 mandate deputetësh. Me sa duket Veliaj eshte 'rrethuar" nga shume figura te PS ne Tirane.