AKTUALITET, 16 Shkurt 2023, 09:23

Rreth 1 mijë efektivë në terren për protestën e opozitës

Rreth 1 mijë efektivë në terren për protestën e

Do të jenë rreth 1 mijë efektivë në total që janë angazhuar në terren për të mbarëvajtur protestën e thirrur këtë të enjte para Parlamentit.

Mësohet se shpërndarja e forcave të policisë do jetë thuajse e njëjtë me protestën e 13 shkurtit.

Një kordon i policisë së rendit do të rrethojë Parlamentin dhe do qëndrojë para protestuesve.

Forcat Shqiponja mësohet se do të jenë më të distancuara, ku do të vendosen në fillim të pedonales.

Ndërkohë që brenda ambienteve të Parlamentit, pritet të vendosen dhe autobotë me ujë, që në rast përshkallëzimi të bëhet shpërndarja e turmës.

Të gjithë punonjësit do të jenë të pajisur me maska kundragaz.