AKTUALITET, 18 Dhjetor 2025, 22:50

Rrëmbimi i Gerond Meçes për tenderat, Shehaj: E paimagjinueshme! U rrëmbye në mes të Tiranës nga policët

Rrëmbimi i Gerond Meçes për tenderat,  Shehaj: E

Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, e cilësoi si ngjarje të paimagjinueshme për një vend normal rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe nga njerëz të veshur si policë, që të hiqte dorë nga ankimimi për tenderin që kishte humbur në AKSHI. Shehaj u shpreh në emisionin “Të Peskpozuarit” në MCN TV se krimi dhe shteti janë shkrirë.

“Më e rënda e këtij skandali është rrëmbimi i biznesmenit, pavarësisht se ai ishte një biznesmen që ishte i kompromentuar, që fitonte tenderat në mënyrë shumë të dyshimtë.

E vërteta është që, me sa më rezulton nga disa burime të ndryshme, nuk kemi të bëjmë me banditë të veshur si polica me uniformë policie, por me zyrtarë, me oficerë policie të vërtetë, të veshur si oficer policie. Ky është i sigurtë si informacion.

Tani çfarë na tregon kjo gjë? Imagjinoni në mes të Tiranës të rrëmbehet një biznesmen nga oficerë të policisë. Është e paimagjinueshme. Është si në Meksikë ose Kolumbi.

Praktikisht, kjo na tregon që ne kemi, nuk ka një ndarje midis shtetit dhe krimit dhe se krimi dhe shteti janë të shkrirë.

Tani kemi faktin që e ka faktuar SPAK-u, që krimi dhe shteti janë bashkë.

Kjo është gjendja në të cilën ndodhemi dhe imagjinoni se çfarë, se si mund të ketë një jetë demokratike në një vend, si mund të ketë demokraci dhe shtet ligjor në një vend ku krimi dhe shteti janë bashkë”- tha Shehaj.