TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Burime për mediat bëjnë të ditur se Andi Banushi është emëruar zëvendësdrejtor, në Policinë e Elbasanit, duke zëvendësuar Krenar Guçen, i cili është transferuar si shef rendi në Përmet.
Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit nr. 2, ndërsa Gerald Toska merr drejtimin e Komisariatit të Fierit.
Ndryshime ka edhe në nivelet drejtuese të krimit, ku Dritan Muça është caktuar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj në të njëjtin post në Berat.
Oficeri i karrierës Islor Islami, i cili një ditë më parë dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë së Lezhës, është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar.
Ndërsa Erdit Rreçeku është emëruar shef komisariati në Peqin. Vendimi për të është marrë disa ditë më parë kur Hita shkarkoi zinxhirin komandues të komisariatit të Peqinit.
Vetëm të mërkurën, Hita ka firmosur rreth 40 ndryshime në polici.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, ka firmosur sërish një sërë ndryshimesh në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.
Emërimet e reja:
Erion Ahmeti - Komandohet Drejtor i Policisë Fier
Andi Banushi - Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan
Krenar Guçe - Shef Rendi në Përmet
Alfred Cenaj - Shef i Komisariatit nr. 2 Tiranë
Gerald Toska - Shef i Komisariatit Fier
Dritan Muça - Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë
Dritan Malaj - Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat
Petrit Halo - Zëvendësdrejtor në Shkodër
Arben Nasufi - Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë
Islor Islami - Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH)
Erdit Rreçeku - Shef Komisariati Peqin
Lusjan Zeqaj - Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë
Ermal Zaimi - Komandant i Linjave të Trafikut Urban
Jetnor Shira - Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë
Alfred Cenaj - Shef i Komisariatit nr. 2