TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse prej kohësh larg medias, Lulzim Basha është shfaqur sot në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Europës.
Në fjalën e tij, Basha tha se Pavarësia e Kosovës një realitet i pakthyeshëm dhe se është koha për të vendosur paqen në rajon.
“Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. 15 vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe një vit pas agresionit rus në Ukrainë është koha të vendosim paqen dhe stabilitetin.
Do të ishte një gabim shumë i madh për çdo vend po të hiqte paralele, çfarë po ndodh në Ukrainë sot është një zile për Ballkanin Perëndimor.” – tha ndër të tjera Basha, ndërsa e mbylli fjalën e tij me një urim për presidentin e Ukrainës, Zelensky për datëlindje.