TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Profesionistët e lirë duhet të saktësojnë të dhënat bankare deri në 10 dhjetor për të përfituar paratë e paguara si tatim në fillim të vitit. Administrata tatimore ka njoftuar se rimbursimi i shumave të paguara nga tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë do të kryhet në llogaritë e tyre bankare.
Është shumë e rëndësishme që profesionistët, subjekt i këtij akti ligjor të kenë llogari bankare aktive në një nga bankat e nivelit të dytë, në monedhën lek.
Mbi 6 mijë profesionistë të lirë do të marrin brenda këtij viti paratë që kanë paguar si tatim pas shfuqizimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Janë 500 milionë lekë ose 5 milionë euro që do të rikthehen te profesionistët.