TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Në shkresë thuhet se Nikolla ka shpërdoruar detyrën e kryetares së Parlamentit.
Kallëzimi në fjalë bëhet pas revokimit të vendimit të Lulzim Bashës nga ana e Gazment Bardhit, që rikthehu në grupin e PD-së deputetët e përjashtuar.
“Ka cënuar në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e grupit parlamentar të PD duke mos zbatuar vendimet për kryetarin dhe kryesinë e grupit, suke shkarkuar dhe zgjidhur marrëdhëniet e punë ndërmjet grupit dhe këshilltarëve të tij, duke pezulluar në periudhën tetot-mars të gjithë veprimtarinë administrative dhe parlamentare të grupit, duke njohur si kryetar grupi deputetët të cilët me vendim të organeve drejtuese të partisë nuk janë pjesë e saj.
Zbatimi i kërkesave apo njoftimeve të deputetëve të caktuar, të cilët nuk janë pjesë e PD dhe e grupit të saj parlamentar, duke deformuar vullnetin politik të PD, përbëjnë sjellje me dashje”, thuhet në kallëzimin e PD.

