AKTUALITET, 21 Prill 2026, 10:51

Rikthehet dimri?! Lezha përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe erë e fortë, probleme me furnizimin me energji

Rikthehet dimri?! Lezha përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe

Përkeqësimi i motit ka sjellë shi e ulje temperaturash në disa rajone të vendit. Prej mesnatës së kaluar, Lezha është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me erë të fortë.

Si pasojë e motit të keq, janë shfaqur probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të zonës.

Ndërkohë, grupet e punës së OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe riparimin e defekteve, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të energjisë për banorët.