AKTUALITET, 25 Janar 2025, 13:07

Richard Grenell shfaqet krah Presidentit Trump në Kaliforni

Richard Grenell shfaqet krah Presidentit Trump në Kaliforni

Në vizitën e parë si President i Shteteve të Bashkuara në atë që konsiderohet si “zonë krize”, në shtetin e Kalifornisë, pas zjarreve masive që shkaktuan shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale, Donald Trump është shoqëruar nga bashkëshortja Melania dhe një nga njerëzit e tij më besnikë, Richard Grenell.

Grenell ka qëndruar krah Presidentit përgjatë inspektimeve në terren në zonat e goditura nga zjarret masive, si edhe ka biseduar me drejtuesit lokalë, nëse ata kanë nevoja të veçanta.

Grenell njihet për publikun shqiptar edhe si i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat Kosovë-Serbi, është shfaqur përherë krah Trump.

Grenell ka shërbyer më parë si këshilltar i vjetër për politikën e jashtme dhe Trump tashmë në mandatin e dytë e zgjodhi për të shërbyer si i dërguar për misione speciale.

Grenell mbeti ngushtësisht i lidhur me Trump pasi ai u largua nga detyra në vitin 2021, duke shërbyer si këshilltar kryesor për politikën e jashtme.