AKTUALITET, 22 Nëntor 2024, 18:40

Reshjet intensive përmbytin disa rrugë në Lushnjë, nën ujë bulevardi dhe zona pranë spitalit

Reshjet intensive përmbytin disa rrugë në Lushnjë, nën

Moti i keq me reshje intensive shiu, ka sjellë problematika në të gjithë vendin, me rrugë të përmbytura dhe mungesë energjie elektrike.

Mësohet se në Lushnjë janë përmbytur shumë rrugë. Gjithashtu nën ujë është edhe bulevardi i qytetit dhe zona pranë spitalit.

Po ashtu, probleme janë shfaqur edhe me energjinë elektrike. Shumë fshatra të Lushnjës kanë ndërprerje.