AKTUALITET, 12 Janar 2025, 18:27

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë sërish përmbytje në Vlorë, trotuaret të pakalueshme nga qytetarët

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë sërish përmbytje

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa nga rrugët kryesore në qytetin e Vlorës janë përmbytur, duke krijuar vështirësi të mëdha për kalimin e automjeteve.

Rruga “Albano-Romina”, në veçanti, është prekur rëndë, ndërsa trotuaret janë bërë të pakalueshme për qytetarët.

Kjo situatë ka shkaktuar bllokime dhe ka përkeqësuar trafikun në disa zona të qytetit, duke krijuar shqetësime për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.

Shërbimet e Ujësjellës-Kanalizime thanë se janë angazhuar në terren dhe po ndërmarrin masa për normalizimin e situatës dhe pastrimin e rrugëve të bllokuara.