AKTUALITET, 26 Janar 2023, 08:30

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, si do të

Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të ulët amtosferik duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente në të gjithë vendin. Për shkak të masave ajrore të ftohta nga verilindja e Europës, dëbora do të jetë prezente në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Po ashtu problematike do të jenë ngricat në akset rrugore dhe era e ftohtë lindore ndërsa ultësira perëndimore do të këtë rrbehse afat-shkurtra shiu. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.