AKTUALITET, 12 Shkurt 2026, 11:45

Replikat/ Deputetja e PS: Bëni muzikë me një dajre të prodhuar para 81 viteve. Berisha: Nxirreni jashtë këtë, jeni në histeri kolektive

Replikat/ Deputetja e PS: Bëni muzikë me një dajre të

Gjatë debatit për më shumë se një ore në Parlament, Berisha u përplas edhe me deputeten e Fierit, Kiduina Zaka.

Deputetja socialiste iu referua protestës së fundit, për të cilën akuzoi Berishën dhe deputetët e PD-së për plagosjen e efektivëve të policisë.

Debati

Kiduina Zaka: Jeni katandisur si një orkestër, doktor, bëni muzikë me një dajre të prodhuar 81 vite më parë, dhe me e keqja eshte se dhe veglat e reja muzikore të opozitës tuaj vijojnë të njëjtën vijë melodike. Më vjen keq që koleget e opozitës në vend të kritikojnë gjuhën e përdorur, dalin të mbrojnë gjuhën seksiste ndaj kolegeve.

Po me ty Ina e kam, (Zhupën). Sot duhej të kishit kritikuar drejtuesin tuaj madhështor. Snajperat i ke fiksim vite më parë, por më vjen keq për ata policë që janë lënduar nga protesta juaj paqësore me molotovë drejtuar trupave të Policisë Së Shtetit. Unë besoj që populli opozitar nuk është ai që bën këto protesta të dhunshme.

Populli opozitar di të protestojë në mënyrë paqësore, jo me  dhunën që ju nxisni. Si bijë e një ish-polici, e di shumë mirë sesa e dhimbshme është për ato familje, nëna, fëmijë, që presin prindërit e tyre, bijtë e tyre të mbarojnë detyrën dhe të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi. Ju jeni askushi që t’i dëmtoni dhe t’i vrisni!”

Historia kolektive është sindroma para agonisë së plotë. Këta janë të gjithë hajdutë, mbrojnë plaçkën që I kanë marrë qytetarëve.

Prandaj shajnë, prandaj turfullojnë. Jeni të pashpresë, në 20 shkurt qytetarët do tu japin përgjigjen që meritoni. O të paguar, o të kapur, o skllevër të krimeve tuaja, si mundet ju…

(Kiduina Zaka i flet nga vendi).

Berisha-Peleshit: A po e nxirrni jashtë atë që s’të lë me fol, nxirre jashtë.