AKTUALITET, 29 Prill 2024, 18:26

Replika në Kuvend/ Spiropali-Nokës: Shekspiri ka një ngushëllim për ju Flamur

Replika në Kuvend/ Spiropali-Nokës: Shekspiri ka një

Ironi dhe debate në Kuvend. Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlament, Elisa Spiropali iu përgjigj akuzave në Parlament të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

“Kam një problem se nuk e dëgjoj dot valëvitjen e flamujve të disfatave tuaja elektorale por edhe ato që thotë Flamuri më të svjerdhura edhe ato gënjeshtrat e  opozitës dhe më të pavlera sa edhe vetë kusuri elektoral që do marrin.

Meqë përmende teatrin, dua të them se perdja e Makbethit të tij ka rënë. Për ata që shohin me sytë e të tjerëve nuk shohin që shfaqja ka mbarur. Shekspiri ka një ngushëllim për ju Flamur; s’ka natë që s’ka të gdhirë sado qoftë e gjatë. Kështu që duroni”, tha Spiropali.