AKTUALITET, 14 Janar 2026, 14:35

Rënia e ortekëve në Qafë Thore, bllokohet lëvizja për mjetet

Rënia e ortekëve në Qafë Thore, bllokohet lëvizja

Si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ndikimit të rrezeve të diellit në shpatin malor, është riaktivizuar rënia e ortekëve në zonën e tuneleve panoramike në Qafë Thore. Njoftohet se është bllokuar segmentin rrugor rreth km 5.5.

Aktualisht, ndërhyrja për pastrim paraqitet e rrezikshme, deri në stabilizimin e borës në shpatin malor.

Rreziku mbetet i lartë dhe në këtë mënyrë qarkullimi në Qafë Thore ndërpritet për të gjitha llojet e automjeteve, deri në një njoftim të dytë.