AKTUALITET, 21 Nëntor 2024, 14:09

Rekord/ Kapen rreth 2 milionë euro në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në vetëm 6 ditë

Rekord/ Kapen rreth 2 milionë euro në kufirin mes Shqipërisë

Rreth 2 milionë euro janë sekuestruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në vetëm 6 ditë.

1,961,595 euro është shifra me e madhe e kapur është ditën e djeshme në afërsi të doganës se Hanit të Hotit, 950.000 euro cash. Prokuroria speciale në Mal të Zi ka njoftuar se pas kontrollit të një kamion mallrash të drejtuar nga shtetasi shqiptar M.T, janë gjetur fillimisht 135.000 euro dhe me pas ne brendësi te kamionit edhe 815.000 euro të tjera.

Me 15 nëntor policia e Shkodrës njoftoi ndalimin ne doganën e Muriqanit të një personi që transportonte 680 595 euro dhe bëri të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale L.N, 51 vjeç.

Ndërkohë 3 ditë me vonë, me 18 nëntor serish në Muriqan, policia arrestoi shtetasi F.H., 36 vjeç pasi në makinën e tij u gjeten 331 000 euro.