AKTUALITET, 5 Shkurt 2025, 17:33

Rehabilitimi i rrugës Lifaj i Ri-Unaza bujqësore/ Balluku inspekton punimet: Përfundon para afatit

Rehabilitimi i rrugës Lifaj i Ri-Unaza bujqësore/ Balluku inspekton

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku inspektoi punimet në segmentin rrugor Lifaj i Ri-Unaza Bujqësore, një ndërhyrje e cila ju shërben banorëve dhe fermerëve të zonës.

Ministrja u shpreh se punimet pritet që të përfundojnë para afatit të vendosur në qershor.

“Ka edhe programe të reja që kanë filluar të testohen apo edhe planizimi i një sërë aksesh të tjera që lidhin zona jo vetëm nga ana infrastrukturore por edhe i ngre ekonomikisht këto zona duke i dhënë mundësinë turizmit malor, turizmit të lidhur me bujqësinë.”, u shpreh ministrja Balluku.