TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ermir Gjinishi u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV se SHBA dhe Irani duan ta mbyllin luftën, por duke deklaruar fitoren. Gjinishi tha se SHBA-të nuk arritën ta ndryshojnë regjimin në Iran dhe duan ta mbyllin këtë luftë, bashkë me Izraelin që i ka rënë imazhi si fuqi e paprekshme.
«Palët duan ta mbyllin, por secila duke dalë fitimtare. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se ne kemi eliminuar të gjithbë lidershipin politik dhe ushtarak dhe regjimi ka ndryshuar. Kjo është propagandë sepse regjimi nuk ka ndryshuar.
Debati tani është: Pse erdhëm në këtë pikë?
Luftrat bëhen për t’u fituar dhe jo për t’u tëhequr dhe ne duhet ta themi këtë. SHBA-të nuk ia arritën dot objektivat. Ato janë fuqi botërore, por mënyra e luftimit ka ndryshuar dhe Irani tregoi se ka kapcitete te pafundme goditjeje.
Godet çdo ditë Izraelin që ka rënë në imazhin e gadishullit si një fuqi e paprekshme dhe kjo është shumë humbje e madhe.
SHBA është e detyruar ta mbyllë luftën, sepse dështoi. Nuk ka nevojë të kesh armë bërthamore, por pate TEC-et bëhet si Çernobili, bëhet katastrofë e madhe në disa dhjetra milje dhe zgjat me vite të tëra, plus impiantet e shkripëzimit.
SHBA-të gabuan në vlerësimin e Iranit, apo gabuan në kapacitetin e vet?
Gabuan në kapacitetin e tyre dhe në vlerësimin e Iranit. Irani i surprizoi askush nuk e kishte menduar që ai kishte prodhuar këtë kontigjent raketash që nuk i kap asnjë lloj sistemi ajror.
Nuk u arrit thyerja e regjimit"- tha Gjinishi.