AKTUALITET, 26 Nëntor 2024, 10:53

Refuzimi/ Mjeku zvarrit dorëzimin e epikrizës për autorin e dyshuar të vrasjes së Martinit, grupi i komisionit të burgjeve sërish në ambientet e spitalit privat

Refuzimi/ Mjeku zvarrit dorëzimin e epikrizës për autorin e

Për herë të dytë prej të hënës një grup i përbërë nga pesë persona dhe që janë komision i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, kanë shkuar në spitalin privat ku mbahet i mituri me iniciale M.P., i dyshuar për vrasjen e Martin Canit.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se një ditë më parë mjeku privat i ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjecarit që mbahet nën masë arresti me burg.

Prej orës tetë të mëngjesit bëhet me dije se komisioni i burgjeve që duhet të tërheqë epikrizën dhe të vendosë gjendjen e tij nëse duhet dërguar apo jo në institut të të miturve në Kavajë vazhdon të jetë në ambientet e spitalit.

Me heret komisioni i Burgjeve ka vendosur që të vejë në dijeni policinë e Tiranës për mosbindje nga ana e mjekut të spitalit privat ku po mjekohet autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit, pasi nuk dorëzon epikrizën për 14-vjeçarin.

GazetarjaAnila Hoxha bër me dije se mjeku me inicialet D.T., ka zvarritur procesin prej ditës së djeshme, e po ashtu edhe sot kur grupi i përbërë nga pesë persona dhe që janë komision i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, kanë shkuar në spitalin privat.

Ndaj të miturit është vendosur masa arrest me burg, ndërsa mjeku ka detyrimin t’u japë përfaqësuesve të burgjeve epikrizën e të miturit.

Komisioni me pesë persona duhet të provojë çfarë gjendje shëndetësore ka ai, dhe ta transportojë nga ambienti i spitalit privat ose në spitalin e burgjeve në një seksion për të miturit, ose në institutin e të miturve në Kavajë.

Ditën e djeshme kjo gjë nuk u realizua sepse mjeku nuk ua solli kartelën dhe epikrizën. Ndaj ata rishkuan sërish sot herët në mëngjes, por ende pa përgjigje.

Aktualisht anëtarët e komisionit po komunikojnë me prokuroren e çështjes dhe me policinë, për të vendosur se si do reagohet nëse spitali dhe mjeku nuk e dorëzon epikrizën.