TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi mbajti sot një konferencë për shtyp përmes së cilës njoftoi kërkesën e Partisë Demokratike për reformën zgjedhore.
Bylykbashi tha se Partia Demokratike kërkon rikthimin e marrëveshjes së 5 qershorit 2020, lidhur me listat e hapura të partive të koalicioneve.
Ai tha se PD kërkon që koalicionet të rikthehen siç kanë qenë deri në vitin 2020, në mënyrë që në fletët e votimit të duken e emrat e partive të koalicioneve.
Oerd Bylykbashi: PD kërkon rikthimin të marrëveshja e 5 qershorit, 2020 sepse ajo ka trajtimin e plotë problematikave të zgjedhjeve. Është marrëveshje që ka konsesusin e palëve politke, u mbështet nga ambasadorët. Por Rama e rrëzoi marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshime. Kërkojmë që sistemi zgjedhor të rikthehet në parametrat standarde, rikthimi i koalicioneve siç kanë qenë deri në vitin 2020. Partitë e koalicioneve të shfaqen në fletvotim, pra kërkojmë listën e hapur të partive të koalicionit.
Marrëveshja e 5 qershorit përfshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor nga amendamentet e dakordësuara nga puna disa mujore në Këshillin Politik mes PS, opozitës parlamentare dhe PD- PL. Ajo u arrit falë edhe të ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve.