TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pajisë më formularin tip, grupin nismëtar për mbledhjen e firmave të qytetarëve, kundër ligjit për barazinë gjinore.
Përfaqësues të Komitetit Nismëtar për Referendumin “Pro Familjes”, kanë paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën më datë 22.12.2025, për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit nr. 64, datë 6.11.2025 “Për barazinë gjinore”.
Në mbledhjen e kësaj të hëne, KQZ vendosi të shtyjë duke u lënë kohë grupit nismetar të riformulojnë më qartë pyetjet për referendumi.
Ligji saktëson se për zhvillimin e një referendumi duhen të paktën nënshkrimet e 50 mijë zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve në kohën e paraqitjes së kërkesës. Për mbledhjen e firmave, ligji saktëson se grupi nismëtar ka në dispozicion 60 ditë.