TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltari i PS në Bashkinë e Tiranës Alfred Muharremi ka propozuar sot që transporti publik t’i kalojë si shërbim shtetit, duke theksuar se është e patolerueshme që njrëzit të lihen në rrugë. Muharremi ka postuar një foto ku shfaqet një numër i madh qytetarësh, teksa presin në stacion për urbanin.
Përmes një postimi në "Facebook", ai shkruan: “I shqetësuar nga vendimarrja e shoqërive të transportit publik, që pavarësisht mbështetjes së kudo ndodhur nga qeveria shqipëtare kanë reduktuar flotën e tyre në shërbim ndaj qytetarëve.
Dikur e rritën çmimin e biletës me arsyetimin e rritjes së çmimit të naftës gjatë krizës kohë më parë edhe pse u ul, sërisht e mbajtën të pa ndryshuar.... sot sërisht bëjnë këtë manovër që nuk është aspak mbi rregullat dhe fushën e përgjegjësisë sociale që një kompani duhet të ketë.
Pra me pak fjalë abuzim total. Kjo është arsyeja që shërbimi i transportit publik duhet të jetë nga vetë shteti”.