TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ironizon konferencën e kryeministrit Edi Rama me ish deputetin demokrat, Dashnor Sula, i cili është emëruar nga qeveria si kryeinspektor i përgjithshëm.
Në nisje të fjalimit të tij në konferencë me gazetarët, Berisha tha se shprehja “puthu me Milon” tani është bërë “puthu me Dash Sulën”. Po ashtu Berisha tregoi edhe arsyet pse Rama nuk shkoi në Konferencën më të madhe të sigurisë në Mynih.
“Rama, ajo që thotë populli; puthu me Milon, u bë sot e vërtetë, puthu me Dash Sulën. Ky është akt që dpo të shpreh mirënjohjen më të madhe, të gjithë atyre që i refuzuan takimet narko-diktatorit të Tiranës.
Të gjithë atyre që i anuluan takimet e prenotuara para vizitës së tij në Bruksel”, tha ai.
Berisha: Ekziston shprehja popullore “puthu me Milon”, por kjo sot është “puthu me Dashin”. Edi Rama sot që kishte pronontuar hotele salltanete dhe bëhej gati komunikata të parafabrikuara të na dërgonte nga konferenca më e rëndësishme vjetore e sigurisë, që është konferenca e Mynihut, nuk shkoi dot.
Ai dhe ekipi i tij nuk u nis dot për në Mynih, Batoni dhe një pjesë e ekipit është në Mynih duke e prituir, por Rama e thashë ajo që populli thotë “puthu me Milon” u bë puthu me Dash Sulën.