TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dëmet materiale që ka lënë pas zjarri masiv që përfshiu tregun e rrobave të përdorura në lagjen “5 Maji” mbrëmjen e djeshme, janë kolosale.
Biznesmenët shprehen të zhgënjyer nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse duke thënë se kapanonet e tjera, përveç atij nga nisën flakët, mund të ishin shpëtuar.
“Unë kam pasur dyqanin më të vogël këtu. Vlera e mallit sa të duash mbi 200 milionë lekë, po të tjerët që kanë më shumë. Unë tregtoja çorape, geta, streçe. Vajza ime kishte dy dyqane.
Jemi në qiell të hapur. Asnjëherë nuk na kanë kërkuar të iknim. Nuk i kemi pasur të siguruara bizneset, nuk na i siguronin. Kemi shkuar tek sigurimet dhe me këtë lloj ndërtimi nuk e merrnin përsipër. Unë paguaja 517 mijë lekë, vajza më shumë se 1 mln lekë. Ka plas zjarri tek panelet, nuk është për fajin tonë. E gjithë jeta jonë ishte këtu. Nuk kam ku të shkoj.”
“Unë jam një nga tregtarët që jam dëmtuar më shumë. Kisha thuajse gjysme kapanoni. Dy kapanontet e tjera mund të ishin shpëtuar. Zjarrfikëset jashtë standardeve. Policia bënte sehir.”
Ferdinant Martaneshi: Unë kam pasur dyqanin më të vogël këtu. Malli është më tepër se 200 milionë lekë, unë më i vogli, po të tjerët që kanë më shumë. Unë tregtoja çorape dhe geta, streçe, veshmbathje. Unë kisha një, vajza kishte dy, u dogj komplet, ka katër kontejnerë brenda.
U bë pallati te Emeraldi dhe na sollën këtu, ja llamarinat që kanë vendosur këtu. As nuk ka i siguroshin, jemi në qiell të hapur këtu. Nuk na kanë kërkuar të largohemi, i bën kapanonet me gjithë bashkinë, u lidhën me bashkinë. Dyqanet janë shkrumbuar plotësisht.
Nuk na i siguronin, kemi shkuar te sigurimet nuk e merrnin përsipër me këtë lloj ndërtimi këtu. Unë paguaja 517 mijë lekë qira, vajza mbi 1 milionë lekë. Kërkojmë të verifikojë, nuk ka ardhur zjarri nga ne, por për faj të këtyre, te panelet e këtyre. I pamë në kamera. Pak kohë kemi këtu te kjo zonë, gjithë jetën tonë me këto.
Pyetje: Keni dëgjuar këto kohë të jetë interesuar dikush për të ndërtuar diçka tjetër?
Ferdinant Martaneshi: Asgjë nuk di. Llafe qarkullojnë, por që ta dish kështu realisht, asnjëri nuk e di.
Pyetje: Çfarë do bëni sot?
Ferdinant Martaneshi: Çfarë do bëjmë ne, ja po rrimë, po ngrohemi.
Pyetje: Sa lekë ishte malli që iu ka shkuar dëm.
Gati 200 milionë lekë, janë të gjitha faturat, i ka dogana, çorape e veshmbathje.
Ndersa një tregtare, e cila pësoi dëmtime në biznesin e saj për shkak të zjarrit masiv që ra mbrëmjen e djeshme në zonën e 5 majit është shprehur e indinjuar me reagimin e zjarrfikësve.
Për mediat, ajo thotë se është një ndër tregtarët që ka pësuar më shumë dëmtime dhe se zjarrfikësit nuk kishin mjetet e duhura për të bërë të mundur shuarjen e shpejtë të zjarrit.
Ajo tha se disa kapanone mund të ishin shpëtuar, ndërsa ironizoi teksa tha se “ne do të hyjmë në Evropë me zjarrfikëse të viteve ’80 apo ’90.” Sipas saj, policia “bënte sehir” dhe se i mbante ata sikur të ishin kriminelë.
“Zjarrfikësit jashtë standardit, ne do të hyjmë në Evropë me zjarrfikëse të viteve ‘80 dhe ‘90. Nuk e di se çfarë aparaturash marrin këto emergjencat për të shuar zjarrin. Shumë dëme. Jam një nga më të dëmtuarat. Këto kapanone mund të ishin shpëtuar. Kur kam ardhur unë të dy kapanonet nuk ishin në zjarr. Ka kaluar zjarri nga lart dhe kanë marrë dy kapanonet. Ishte edhe policia, bënte sehir. Na mbante neve sikur ishim kriminel.”, u shpreh tregtarja.
Kujtojmë që zjarri nisi mbrëmjen e djeshme (8 janar), ndërsa flakët u përhapën në rreth 50 dyqane të disa kapanoneve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Autoritetet konfirmuan se nuk ka persona të lënduar apo të asfiksuar nga tymi. Dyshohet se një shkëndija elektrike ka qenë shkaku kryesor i rënies së zjarrit, por hetimet vijojnë.