AKTUALITET, 27 Nëntor 2024, 16:21

Ryanair feston përvjetorin e parë në Tiranë!

Ryanair feston përvjetorin e parë në Tiranë!

RYANAIR FESTON PËRVJETORIN E PARË NË TIRANË

KOMPANIA AJRORE ME RRITJEN MË TË SHPEJTË NËSHQIPËRI PREZANTON 6
DESTINACIONE TË REJA PËR 2024

Ryanair, kompania ajrore nr.1 e Evropës, publikoi programin e saj të dimrit 2024 për Tiranën, duke shtuar trafikun ajror me +25% (ne krahasim me te njejten periudhë '23) në 22 linja. 7 linja të reja janë shtuar duke përfshirë qyetetet evropiane tëBarit, Bristol, Budapest, Lamezia, Napoli dhe Vjena. Nëvetëm 12 muaj, Ryanair është bërë linja ajrore me rritjen mëtë shpejtë në Shqipëri, duke procesuar rreth 3 milionëpasagjerë; kjo ka ndihmuar rritjen e turizmit në vend dhetarifa më të ulëta.

Ryanair feston përvjetorin e parë në Tiranë!

Programi i Ryanair dimër 2024 në Shqipëri do të ofrojë:

• 6 linja të reja – Bari, Bristol, Budapest, Lamezia, Napoli dhe Vjenë.
• 22 linja gjithsej.
• 3m pasagjerë në vit
• +25% rritje e trafikut kundrejt dimrit ’23.
• Mbështetja e mbi 1900+ vendeve të punës në Shqipëri.
 

Ryanair feston përvjetorin e parë në Tiranë!

Konkurrenca midis aeroporteve dhe vendeve për rritjen e trafikut nuk ka qenë kurrë më e lartë pasi kapaciteti i linjaveajrore vazhdon të jetë i kufizuar për shkak të ndalimit tëflotave dhe vonesave të dorëzimit të avionëve. Kostot më tëulëta të operimit janë çelësi për sigurimin e rritjes së trafikuttë Ryanair, siç tregohet në Suedi, ku Ryanair njoftoi së fundmi2 avionë shtesë në bazë për verën e 2025, pas vendimit tëqeverisë suedeze për të hequr taksat e aviacionit nga 1 janari2025. Ekziston një mundësi për Tiranën që të sigurojë rritje tëpërshpejtuar të trafikut të Ryanair gjatë 5 viteve të ardhshme – duke përfshirë deri në 15 avionë të bazuar në Tiranë (investim1.5 miliardë dollarë), kjo do të sjellë 5 milionë pasagjerë nëbazë vjetore dhe 50 destinacione – duke reduktuar gjithashtuedhe kostot të cilat do të reflektohen edhe në tarifat e biletave.

Për të festuar përvjetorin e saj të parë në Shqipëri dhe 6 linjate reja (22 gjithsej), Ryanair ka lajmëruar një ulje 3-ditore, me çmime që fillojnë nga vetëm 19,99 €, e disponueshmeekskluzivisht në ryanair.com.

Ryanair feston përvjetorin e parë në Tiranë!

Drejtori Komercial i Ryanair, Jason McGuinness tha:

“Si kompania ajrore e vetme me tarifa të ulëta në Shqipëri, Ryanair ka kënaqësinë të shpallë 6 linja të reja të sezonit tëdimrit 2024 nga Tirana për në Bari, Bristol, Budapest, Lamezia, Napoli dhe Vjenë, duke shënuar përvjetorin tonë tëparë në Shqipëri me programin tonë më të madh dimëror derimë tani; Ryanair do të rrisë trafikun këtë dimër me +25%, duke transportuar 3 milionë pasagjerë këtë vit në 22 linjat e Tiranës. Ndërsa Ryanair është e angazhuar të ofrojë tarifa tëulëta me Shqipërinë, çelësi për zhbllokimin e trafikut dherritjes së përshpejtuar të turizmit është kostoja më e ulët e aksesit, siç u tregua së fundmi në Suedi ku Ryanair shtoi 2 avionë në bazë për verën e 2025, në përgjigje të vendimit tëqeverisë suedeze për të hequr taksat e aviacionit nga 1 janari2025.

Jemi të angazhuar të punojmë me partnerët tanë shqiptarë përtë ofruar rritje të përshpejtuar të trafikut dhe turizmit gjatëviteve të ardhshme”.

Z. Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional dheAdministrator i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, tha:

“Ardhja e Ryanair tetorin e kaluar ka sfiduar TIA-n nëpërmirësimin e proçeseve tona edhe më tej. Si rezultat, ne tanimund të ofrojmë operacione të thjeshta dhe më efikase për tëgjithë partnerët tanë të linjave ajrore. Por më e rëndësishmja, rritja e konkurrencës ka rezultuar në ofertën më të mirë dherrjetin e zgjeruar të rrugëve që kanë ndihmuar TIA të arrijërezultate të pabesueshme trafikut ajror. Jemi besimplotë dhe tëangazhuar të vazhdojmë të punojmë me Ryanair për shumëvite në vijim.”