TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij në mbledhjen e kësaj të premteje me krerët e degëve të Partisë Demokratike, një javë përpara protestës kombëtare të 24 janarit.
Berisha: Njeriu që shëtiste nga samiti në samit, nga tv në tv duke u mburrur për reformën model të drejtësisë që nuk e ka parë Europa dhje bota. njeriu që me këtë flamur dërdëlliste në çdo takim dhe çdo samit, del tani njeriu që nuk ka asnjë normë, parim, princip.
Që kur një dosje në të ciëln në 3 rreshta dy janë për të dhe një për Lubinë Balluku. Përdor 83 mandatet e krimit për të mbyllur rrugën drejtësisë, për të bërë grusht shteti në parlament të asgjësojë drejtësinë. Këto që keni dëgjuar janë maja e ajsbergut. Sot paraqita para shqiptarëve një rast unik, kryeministri që urdhëron hakerimin e dosjeve të Prokurorisë Speciale.
Dhe hakërruesi kriminel që fut duart e zeza në dosje i thotë kolegut se këto do ja nis menjëherë Edi Ramës. Në çdo lloj varianti që ta kthesh del një bandit mbi bandit, padrino i një organizate kriminale, ky është njeriu që kemi përpara. Rreth i tij më i ngushtë është një rreth hajdutësh profesionistë që nuk kanë asnjë përgjegjësi në vjedhjen e mld euro taksa të qytetarëve sghqiptarë. Është tragjik një fakt.