AKTUALITET, 12 Mars 2026, 10:47

Raporti/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, argumentet pro të PD: S’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe s'është as toksikomane

Raporti/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, argumentet pro të PD:

Sipas raportit të PD për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, deputetja “nuk ndodhet në kushtet e ndalimit ligjor për arrest me burg”, u shpreh Oerd Bylykbashi duke renditur argumentet.

“Nuk është grua shtatzënë ose me fëmijë në moshën 3 vjeç që jeton me të. Nuk është në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë. Nuk ka kaluar moshën 70 vjeç.

S’është person toksikoman apo i alkoolizuar për të cilin zbatohet një program terapeutik”, tha Bylykbashi.