AKTUALITET, 27 Janar 2023, 20:36

"Ramagate”/ Meta: Banda e manipulatorëve të vendoset përpara ligjit!

"Ramagate”/ Meta: Banda e manipulatorëve të vendoset

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se asgjë nuk do e ndalojë zbardhjen e marrëdhënies mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal i cili akuzohet për korrupsion.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se banda e manipulatorëve në Shqipëri, do të vendoset shumë shpejt përpara ligjit.

Sipas Metës, Shqipëria ka pasur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-në, dhe jo marrëdhënie me afera korruptive.

Postimi i Ilir Metës:

Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e “Ramagate” në vendin tonë dhe vendosjen përpara ligjit të kësaj bande manipulatorësh.

Krenar për mbrojtjen që i kam bërë Kushtetutës në kohën kur isha President i Republikës dhe për marrëdhëniet gjithmonë të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë marrëdhënie vlerash dhe jo aferash.